
Shtetet e Bashkuara planifikojnë të japin deri në 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, e cila përbëhet kryesisht nga municione. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat ndërkombëtare duke cituar burime zyrtare amerikane.
Paketa mund të shpallet që sot, ose më shumë gjasa pas fundjavës së festës së Ditës së Përkujtimit të SHBA-së. Ajo pritet të përmbajë sisteme shtesë të lëshimit të raketave të drejtuara të shumta (GMLS) për lëshuesit Himars dhe municione për mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ukraina godet me raketa Rusinë jugore! Kiev: Goditet një spital në Dnipro, ka viktima









