SHBA - Një nga dy vrasësit e larguar nga burgu në New York është vrarë nga forcat e policisë pas një jave në arrati. Richard Matt, 49 vjeç, u vra në një pyll afër vendit të quajtur Malone, rreth 50 km larg burgut nga ku u arratis. Ndërsa, David Sweat, një tjetër i dënuar për vdekje, mbetet ende në arrati.
Dy të dënuarit u larguan nëpërmjet kanalizimit të ujërave të zeza. Matt u gjet i armatosur me një shotgun në një zonë të pyllëzuar dhe në momentin që refuzoi të dorëzohej u qëlluar për vdekje. Një tjetër i dënuar akuzohet se ka ndihmuar dy të arratisurit, por ai i ka mohuar akuzat. Sipas policisë, dy të arratisurit kanë prerë hekurat e qelisë me fresibël.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com