SHBA - Ishte bodyguard i yjeve, i shumë aktorëve dhe politikanëve. Ish-truproja e presidentit jugafrikan, Nelson Mandela dhe këngëtares Lady Gaga, Norman Oosterbroek – i mbiquajtur «gjigandi holandez» - është vrarë dje nga policia në Miami në Florida me armë zjarri.
 
«Vdekja e Oosterbroek është tashmë objekt i një hetimi», ka pohuar Javier Baez, zëdhënës i policisë së distriktit të Miami-Dade. Ish-truproja kishte pasur një zënkë të dhunshme me fqinjët e tij.
 
Gjithmonë sipas policisë, Oosterbroek kishte tentuar të futej lakuriq në një banesë të lagjes së tij, në Cutler Bay States, në jug të Miami, kur është pikasur nga një fqinje, e cila ka nisur të bërtasë dhe ka nisur ta godasë, e ndihmuar nga bashkëshorti.
 
Gruaja, Christiane Jung, ka lajmëruar policinë dhe kur agjentët mbërritën ndërhynë menjëherë, duke qëlluar me pistoletë elektrike. Oosterbroek është deklaruar i vdekur pak më vonë në spitalin e Batistas.

Redaksia Online
(mag/j.k/shqiptarja.com)