Presidenti Joe Biden njoftoi se po anulonte kreditë studentore për gati 153 mijë persona. “Megjithëse një diplomë universitare është një biletë për një jetë më të mirë, kjo biletë shpesh është tepër e shtrenjtë”, tha Biden, i cili gjendet në një vizitë tre-ditore në Kaliforni, dhe bëri njoftimin në kuadrin e një plani të ri që mundëson faljen e kredive
“Më tepër amerikanë se ç’duhet janë të mbingarkuar me barrën e borxhit të papërballueshëm, në këmbim të një diplome universitare”, tha ai gjatë një vizite në një librari lokale, përpara se të shkonte në një aktivitet elektoral. Lehtësimi nga borxhi ndihmon ekonominë në përgjithësi, tha ai, sepse “kur njerëzit lehtësohen nga borxhi studentor, atëherë blejnë shtëpi. Ata nisin biznese, ata kontribuojnë. Ata angazhohen”.
Përfituesit e parë nga programi i ri filluan të njoftohen nëpërmjet postës elektronike. Mbi 7.5 milionë persona janë të përfshirë në programin më të madh për shlyerjen e borxhit. “Jam krenar të kem mundësinë t’u jap kredimarrësve si ju, lehtësimin që e keni fituar”, tha Biden, duke pyetur njerëzit në turmë se sa prej tyre kishin kredi që u ishte falur. Shumë prej pjesëmarrësve ngritën duart.
Presidenti Biden e pati njoftuar planin e ri për shlyerjen, së bashku me një plan për të anuluar deri në 20 mijë dollarë nga kreditë studentore të miliona amerikanëve. Gjykata e Lartë rrëzoi planin për falje masive të borxheve, por plani për shlyerjen deri më tani i ka shpëtuar kësaj lloj vëmendjeje të shtuar ligjore.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
28.8%
-
Pak
41.4%
-
Aspak
29.8%
Vota total: 326
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si u formua Karteli i Sinaloas, një histori dhune e vrasjesh që zgjat prej dekadash
26 Korrik, 17:27
-
Obama shpreh miratimin për kandidaturën e Kamala Harris, telefonata mes tyre
26 Korrik, 14:52
-
Harris drejtuar Netanyahut: Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por rëndësi ka mënyra si e bën! S'do të hesht për Gazën! Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e armëpushimit një hap larg
26 Korrik, 07:50
-
SHBA-ja dhe Kanadaja detektojnë avionë të Rusisë dhe Kinës afër Alaskës
25 Korrik, 18:58
-
Jennifer Aniston i del në mbrojtje Kamala Harris, kritikon kandidatin për zëvendës President: Lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijë
25 Korrik, 18:16
-
SHBA/ Ish-Presidenti Trump ndryshon fushatën për përballjen me Kamala Harrisin
25 Korrik, 16:00
-
Koha e batutave mbaroi
25 Korrik, 12:21
-
SHBA/ Fjalimi i Biden: Tërheqja ime nga gara në shërbim të vendit! Meritoja rizgjedhjen, vendosa demokracinë para egos
25 Korrik, 08:14
-
Tifozët i dalin kundër Armando Brojës, gazetari i BBC 'e dërgon' në Principatë
24 Korrik, 21:18
-
Punonjësi i dyqanit kapet në video duke vjedhur biletën fituese 1 milion dollarë të klientit në SHBA
24 Korrik, 20:17
-
Presidenti kthehet në Shtëpinë e Bardhë ndërsa Harris vazhdon fushatën
24 Korrik, 20:12
-
FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit
24 Korrik, 19:11