SHBA/ Pretendime të reja për ngacmime seksuale kundër Donald Trump

SHBA/ Pretendime të reja për ngacmime seksuale kundër Donald Trump

Pretendime të reja kundër Donald Trump për ngacmime seksuale. Këtë herë akuzat janë bërë 23 vjet pas episodit të pretenduar nga ish-modelja Amy Dorris.

Sipas The Guardian, e cila citon Dorris, ajo pretendon se Trump e ka puthuar atë jashtë dëshirës së saj gjatë Open Tennis SHBA në vitin 1997, ndërsa të dy ishin mysafirë në një kënd të rezervuar për spektatorët VIP.

Amy Dorris, e cila tani jeton në Florida, thotë se në atë kohë ndihej e “neveritshme dhe e dhunuar”.

"Ai më futi gjuhën në fyt dhe unë e shtyva larg", por ai vazhdoi "të më shtrëngonte gjithnjë e më fort dhe të shtrinte duart e tij kudo, duke prekur gjithçka”

Ndërkohë avokatët e presidentit Trump i kanë mohuar kategorikisht akuzat.

Dorris, e cila jeton në Florida, i ka siguruar Guardian se ka disa prova për të mbështetur historinë e saj, përfshirë biletën e saj për në US Open dhe gjashtë fotografi që e tregojnë atë me manjatin e pasurive të patundshme në New York. Trump në atë kohë ishte 51 vjeç dhe ishte martuar me gruan e tij të dytë, Marla Maples.

Dorris, tani 48 vjeçe dhe nënë e vajzave binjake, tha se ajo mendonte të fliste publikisht për incidentin në vitin 2016, kur disa gra bënë akuza të ngjashme kundër kandidatit për president të atëhershëm republikan. Por ajo vendosi të mos deklaronte, pjesërisht sepse mendoi se duke e bërë këtë mund të dëmtonte familjen e saj.

"Tani që vajzat e mia kanë mbushur 13 vjeç, unë dua që ato të mësojnë të mos lejojnë askënd të bëjë diçka që nuk dëshirojnë," tha ajo. 

Në qershor të vitit 2019 Trump u akuzua edhe nga shkrimtarja E. Jean Carroll, sipas së cilës në vitin 1996 teksa ndodhej në një dyqan të Bergdorf Goodman në Manhatan, Trump I ishte lutur asaj ta ndihmonte për të blerë një palë të brendshme për një femër tjetër dhe e kishte future me forcë në dhomën e provës në dyqan

Në vitin 2018 një tjetër grua, Xhuli Svetnik, ka denoncuar dhunimin e pretenduar nga Trump në një deklaratë dërguar Komisionit Gjyqësor të Senatit amerikan.

Gjithashtu rreth 15 gra janë deklaruar gjatë një eventi se kanë qenë pre e sulmeve seksuale nga presidenti Trump, shumë vite para se ky  të merrte presidencën 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë