SHBA - Gjatë uraganit "Sandy", shtëpia e Mejsonit 5-vjeçar u mbulua nga myku, pasi tavani i dhomës së ngrënies u shemb. Për shkak të disa infeksioneve në kraharor dhe vështirësive me frymëmarrjen, mamaja i vendosi djalit, aparatin e oksigjenit dhe doli nga dhoma për pak. Por, kur u kthye, pa qenin e familjes, Pradën, që mbante të përqafuar djalin e saj të vogël ndërsa ai flinte!
Shumë njerëz thonë se e qeshura është ilaçi më i mirë për kurimin e sëmundjeve, ndërsa amerikanët thonë se ilaç është edhe një qen besnik.
Mejson dhe qeni i tij Prada, janë të dy nga 5 vjeç; ata jetojnë në Kuins të Nju Jorkut, qëkur mamaja e Mejsonit, Kelli shpëtoi qenin, Pradën, në prill të vitit 2012.
Tetorin e kaluar, kur Amerika u godit nga uragani “Sandy”, e tërë shtëpia e tyre u mbulua nga myky, pasi dhomës së ngrënies iu shemb tavani.
E zonja e shtëpisë, Kelli, tha për "Huffington Post” se Mejsoni dhe fëmijët e tjerë po kalonin infeksione në mushkëri që pas kësaj ndodhie.
Në nëntor, Mejsoni pati vështirësi në frymëmarrje dhe një natë, nëna e tij i ndenji tërë natën tek koka, që t’i stabilizonte frymëmarrjen. Ajo u largua nga dhoma vetëm kur Mejsonin e zuri gjumi. Por, kur u kthye, ajo pa qenin,Pradën, që e mbante të përqafuar Mejsonin e vogël ndërsa ai flinte dhe menjëherë, shkrepi fotografinë!

(Në foto, qeni Prada dhe djali 5 vjeçar Mejson)
Redaksia online
(Antonio Çakshiri/ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com