UASHINGTON, 8 korrik /ATSH-AFP/ - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s,  Anders Fogh Rasmussen theksoi sot se pavarësisht zgjedhjeve presidenciale, Kabuli duhet të nënshkruajë deri në fillim të muajit shtator një marrëveshje sigurie duke shtyrë praninë ushtarake ndërkombëtare pas vitit 2014 në Afganistan. Në përfundim të një takimi me presidentin amerikan, Barack Obama, Rasmussen nënvizoi se dyshimet për mashtrime gjatë zgjedhjeve presidenciale afgane përbëjnë një çështje të rëndë shqetësimi dhe theksoi se shpresonte që rishqyrtimi i votave mund të çojë në zgjedhje të besueshme të një presidenti që duhet të nënshkruajë një marrëveshje sigurie para samitit të NATO-s në fillim të muajit shtator./
/ec/