Gjatë fjalimit të mbajtur në konferencën e Sigurisë në Mynih, Zëvendës presidentja e SHBA Kamala Harris dha një mesazh të qartë drejtuar Moskës zyrtare se nëse do të sulmojë Ukrainën do të përballet me një reagim të ashpër dhe të unifikuar të forcave aleate.
Harris theksoi se përgjigja e perëndimit do të jetë e shpejtë, e ashpër dhe e bashkuar". Deklarata e saj është cilësuar një mesazh i qartë që tregon se aleatët, SHBA -BE dhe NATO janë të bashkuar përballë rusisë.
“Paqja në Evropë mund të ruhet vetëm nëse kufijtë pranohen ashtu siç janë”, tha gjatë fjalimit të tij në Mynih kancelari gjerman Olaf Scholz.
“Dislokimi i trupave përgjatë kufirit ukrainas është i qartë. Të gjitha kapacitetet për një agresion ushtarak kundër Ukrainës janë evidente dhe kjo mbetet fakt. Por mbetet detyra jonë eshte të mbajmë të hapura të gjitha dyert për të mundësuar negociata. Ne duam të angazhohemi dhe duam të negociojmë në bazë të parimeve tona”, tha Scholz i cili bëri thirrje për zgjidhje diplomatike.
Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke ofruar më shumë bisedime për të shmangur një konflikt të mundshëm në Ukrainë, por tha se Moska po shtron kërkesa që janë të pamundura të realizohen. Ai tha gjithashtu në Konferencën e Sigurisë së Munihut, se nuk kishte shenja të një tërheqjeje ruse nga kufijtë e Ukrainës. Por perëndimi nuk heq dorë nga negociatat.
Pas përpjekjes së Scholz tani është radha e presidentit francez Emmanuel Macron i cili do të zhvillojë bisedime me presidentin ukrainas Zelensky dhe të dielën me Putinin për të parandaluar të keqen të ndodhë.
I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, ku u takua në Mynih me homologun grek Kyriakos Mitsotakis. Gjatë takimit është folur edhe për çështjen e kufijve detar mes dy vendeve që është rënë dakord që çështjen ta dërgojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ku për Mitsotakis "kjo do të konsolidojë më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, por edhe sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal."
Foli dhe Qamilja dhe Ruset po dridhen...
Përgjigju