Shtetet e Bashkuara reaguan pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke bërë thirrje që vendimi i gjykatës të respektohet.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se "e respektojmë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës".

SHBA ritheksoi mbështetjen për drejtësinë, llogaridhënien dhe sundimin e ligjit, ndërsa u bëri thirrje të gjitha palëve të shmangin përshkallëzimin e situatës.

"U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.


Lajmi kryesor:

Dënimi i liderëve të UÇK-së, Shqipëria e Kosova një zë: Vendim i papranueshëm! Kurti: Nuk përfaqëson vullnetin e popullit! Rama: Marre