SHBA, Reeker i ashpër me
KQZ: Të plotësohet numri
Vetëm 45 ditë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, Komiteti i Helsinkit në Washington mbajti një seancë dëgjimore të posaçme për zhvillimet e 23 Qershorit. Philip Reeker, ngriti shqetësimin për pavarësinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i bërë apel forcave politike në vend të plotësojnë numrin e anëtarëve në këtë institucion.
WASHINGTON - Vetëm 45 ditë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, Komiteti i Helsinkit në Washington mbajti një seancë dëgjimore të posaçme për zhvillimet e 23 Qershorit. Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ngriti shqetësimin për pavarësinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i bërë apel forcave politike në vend të plotësojnë numrin e anëtarëve në këtë institucion.
Reeker theksoi se
KQZ duhet të jetë e lirë dhe e pandikuar nga çdo ndërhyrje, përfshirë edhe Parlamenti.
“KQZ ka përgjegjësinë kryesore për realizimin e zgjedhjeve të lira. Për vetë përbërjen e KQZ, edhe anëtarët që u zgjodhën me marrëveshje partiake duhet të jenë më të bashkëpunueshëm. Vetëm kështu mund të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Partitë politike duhet të ulen bashkë të gjejnë kompromisin dhe të ofrojnë zgjidhje për një KQZ-në. ky institucion nuk ka ende aq anëtarë sa duhet që të administrojë zgjedhjet”, theksoi Reeke.
Pavarësisht këtyre zhvillimeve, sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen e Shqipërisë drejt konsolidimit të ekonomisë dhe forcimit të ligjit.
Ndërkaq Drejtori i Divizionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj në raportin e tij vë theksin në rëndësinë e zgjedhjeve në Shqipëri, si një faktor ndikues në raportet me Shtetet e Bashkuara dhe BE.
Sipas Biberaj “zgjedhjet e ardhshme ofrojnë më shumë mundësi dhe ndryshime për Shqipërinë. Nëse këto zgjedhje nuk realizohen sipas standardeve të duhura rrezikohet një polarizim i metëjshëm politik në vend dhe një konktest politik i karakterizuar nga raportet jofunksionale mes dy forcave kryesore politike. Zhvillime të tilla negative rrezikojnë stabilitetin politik në vend dhe komplikojnë marrëdhëniet e Tiranës me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian”.
Nga ana tjetër, Biberaj vuri theksin edhe në prioritetet dhe mundësitë që hapen për vendin nëse realizohen zgjedhje të besueshme, rezultati i të cilave do të certefikohet nga vëzhguesit e brendshëm dhe ndërkombëtarë, si dhe do të pranohet nga shumica e aktorëve.
“Përkundrazi zgjedhjet e besueshme, rezultati i të cilave do të certefikohet nga vëzhguesit e brendshëm dhe ata ndërkombëtarë, si dhe do të pranohet nga shumica e aktorëve, do të hapin mundësi të reja për vendin. Vetëm kështu shqipëria do të jetë e aftë të ndërtojë progres politik dhe ekonomik në vitet që vijnë, duke focuar rolin e saj si një aktor konstrukiv në rajon dhe të mundësojnë realizimin e perspektivave të saj në BE.”, thekson Biberaj.
Në vizionin e tij për perspektivën politike në Shqipëri dhe ndryshimet demokratike, Biberaj vë theksin në mënyrën se si Shqiptarët do t’i perceptojnë këto zgjedhje, që janë shumë të rëndësishme për integrimin e mëtejshëm të vendit.
(es/sg/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.7%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2569
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44