Damien Chazelle, regjisori i filmit La La Land, është nderuar me çmimin si regjisori më i mirë i vitit në SHBA, duke shtuar kështu edhe më shumë gjasat për një çmim Oskar.
Chazelle, e ka marrë këtë çmim nga Shoqëria e Regjisorëve të Amerikës (DGA), ndërkohë që të gjithë regjisorët të cilët e kanë fituar këtë çmim, kanë marrë edhe çmimin e Akademisë Amerikane të Filmit, Oskar.
La La Land, është nominuar 14-të herë për Oskar, duke arritur kështu rekordin e vendosur nga filmi i Titanikut.
Gjatë kësaj ceremonie është nderuar me çmimin për veprën jetësore edhe regjisori, Ridley Scott.
Ndërkohë do të duhet të presim deri në datën 26 shkurt, për të parë nëse Damien Chazelle, do të marri çmimin Oskar, datë kur zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve të Akademisë Amerikane të Filmit.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com