SHBA - Një 41-vjeçar ka thyer rekord in Guinnes duke thurrur një shall gjatë kohës që ishte duke vrapuar në një maratonë në rrugët e qytetit të Kansasit.

David Babcock, profesor në Universitetin e Misurit ka arritur të thurrë gjatë vrapimit shallin prej 3 metra e gjysëm.

Babcock përfitoi një shumë prej 1500 dollarë pasi përfundoi i pari garën e maratonës për një kohë prej 5 orë e 48 minuta.

Rekordin e thurrjes së shallit e ka mbajtur Suzie Heber që nga prilli i vitit 2008 në maratonën e Londrës, i cili arriti të thurrë një triko prej 2 metra.


(v.gj/shqiptarja.com)