/ATSH-AFP/ - Reforma për mjetet e përgjimit amerikane ka qenë një debat i nxehtë. Por republikanët e Senatit amerikan bllokuan dje një projketligj që e konsiderojnë shumë radikal, por që u mbështet nga Barack Obama, "Silicon Valley" dhe mbrojtësit e lrive të individit.
Pas një vit e gjysmë nga publikimet e para të Edward Snowden-it, kampi reforumes i Kongresit shpreson të votojë deri në fund të vitit një reformë ambicioze për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë (NSA) për të ngushtuar fushëne e përgjimeve në SHBA dhe për të rritur transparencën.
Ky tekst kishte mbështetjen e shumë OJQ-ve, të zgjedhurish dhe të gjigantëve të internetit si "Google" dhe "Apple". Sipas projketligjit, synohej të modifikohej "Patriot Act", i miratuar me urgjencë pas atentateve të 11 shtatorit në vitin 2001, për ti dhënë fund praktikave që godasin amerikanët, sikurse doli në publikimet e qershorit 2013.
Ky tekst përforcon gjithashtu rregullat e auditit dhe të transparencës, dhe shton një kërkesë të lirive civile brenda gjykatës sekrete të ngarkuar me informacionin.
Pasi rezitsoi, Barack Obama miratoi, gjatë një fjalimi në mars, shpirtin e reformës, dhe Shtëpia e Bardhë bëri me dije se ajo mbështet tekstin e përpunuar nga Senati. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi më 22 maj, me një maxhorancë të gjerë, një version të afërt me tekstin.
Dështimi i djeshëm është një tregues i ndarjes së fortë të klasës politike amerikane mbi ekuilibrin për tu gjetur mes mbrojtjes së jetës private dhe sigurisë kombëtare.