“Javët që do të vijnë janë me rëndësi. Ato janë kritike për të demonstruar përparim me reformat si dhe një seriozitet qëllimi që kapërcen politikën dhe pasqyron interesat më të mira dhe dëshirat e popullit shqiptar. Është në fuqinë e parlamentit mundësia për të ndikuar pozitivisht progres raportin e Komisionit Evropian dhe ne besojmë që gjetja e dakordësisë mbi reformën e rregullores së parlamentit, miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë, si dhe votimin e amendamenteve kushtetuese lidhur me imunitetet janë të arritshme dhe do të jenë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur për Shqipërinë”, tha Philip Reeker.
Reeker u shpreh se takimi me Ramën ishte një diskutim pikërisht rreth marrëdhënieve dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.
“Diskutuam mbi marrëdhëniet e forta dypalëshe mes SHBA dhe Shqipërisë, mbi integrimin euroatlantik të Shqipërisë, përparimin e bërë prej gushtit të shkuar, si edhe zgjedhjet që po vijnë – jo vetëm ato në vendin tim, por edhe në Shqipëri”, u shpreh Philip Reeker.
Ndërkaq, zëvendësndihmësi sekretari amerikan i Shtetit, Reeker mbi procesin e zgjedhjeve të ardhshme se do të jenë nënë vëzhgimin e Uashingtonit.
"Siç e kam thënë më parë, Uashingtoni do t’i ndjekë nga shumë afër zhvillimet këtu. Shpresojmë të shohim përparim të mëtejshëm të reformave. Shpresojmë të shohim që zgjedhjet demokratike të vitit që vjen të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme. Dhe, gjithmonë theksoj respektimin e pavarësisë së institucioneve demokratike", theksoi Reeker.
Reeker falenderoi gjithashtu kreun e opozitës që realizuan këtë takim edhe gjatë ditës së djelë, por edhe takimet me personazhet e tjerë politik gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, ndërsa u shpreh i kënaqur për faktin që vizitoi Shqipërinë e u njoh me njerëz të ndryshëm.
"Kam pasur kënaqësinë në këto ditë të fundit të verës që të vizitoj Shqipërinë këtë javë – nga Goriçani, në Durrës, në Vlorë, në Elbasan. Ka qenë një mundësi e madhe për mua që të takohem me një shumëllojshmëri shqiptarësh, të dëgjoj një shumëllojshmëri pikëpamjesh, si edhe të ndaj me ta idetë për të ecur përpara. Ka qenë një kënaqësi e veçantë që pata mundësinë të kaloj kohë me ekipin e Ambasadorit Arvizu në ambasadën tonë këtu në Tiranë. Besoj që takimet e mia kanë qenë shumë konstruktive këtu në Tiranë. Jam takuar me Presidentin Nishani, Kryeministrin Berisha, MPJ Panariti, Prokuroren e Përgjithshme Znj. Rama. Jam takuar me Ministrin e Mbrojtjes, Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Ekonomisë, me përfaqësues të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare, si edhe me përfaqësues nga të gjitha anët e spektrit politik", tha Reeker.
EDI RAMA: VIZITA, SHPREHJE E VEMENDJES E RESPEKTIT
Nga ana tjetër, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh se ky rast është “ i shkëlqyer për të konfirmuar fazën shumë solide të partneritetit dhe po ashtu edhe qëllimet e përbashkëta për prespektivën e vendit dhe të rajonit, lidhur me familjen evropiane dhe botën demokratike”.
Sipas Ramës, fakti që vizita e Reeker ishte relativisht e gjatë, “e çmojmë si shprehje të vëmendjes dhe respektit të SHBA ndaj vendit tone”.
“Është kënaqësi e veçantë të prisnim Reeker, kënaqësi e dyfishtë sepse Reeker e viziton Shqipërinë në një mision pune në detyrën e tij të re për herë të pare”, tha Rama.
(Gre.M/Shqiptarja,com)