Një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pasi një vinç ra mbi një kompleks apartamentesh në qendër të qytetit Dallas.
Vinçi u rrëzua për shkak të një stuhie që goditit Teksasin ditën e dielë.
Autoritetet thanë së rrëzimi i vinçit shkaktoi dëme të shumta materiale në katet e sipërme dhe ato të poshtme, përfshirë dhe garazhet.
Zjarrfikësit e Dallasit u vunë në kërkim të personave të humbur dhe të plagosur.
Në shumë zona të Teksasit ka pasur shkëputje të energjisë elektrike për shkak të stuhisë së erës.
Tre pacientë u dërguan në Qendrën Mjekësore të Universitetit Baylor, sipas zëdhënësit të spitalit Deke Jones.
Jones tha se një pacient është në gjendje kritike, një tjetër është në gjendje të rëndë dhe i treti është trajtuar dhe u lënë i lirë.
Tre veta u dërguan në Spitalin Memorial Parkland në Dallas, por një zëdhënëse për Parkland nuk mund të tregonte më shumë detaje për gjendjen e pacientëve të tjerë.