SHBA rrit shumën e ndihmave për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit ! Rama: Akademia e Transparencës kërkesa jonë

SHBA rrit shumën e ndihmave për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit ! Rama: Akademia e Transparencës kërkesa jonë

Edi Rama

1582052633_EdiRama4.jpg

SHBA do të rrisë shumën e dhuruar në Brukel për të ndihmuar Shqipërinë për t'u rimëkëmbur pas tërmetit të 26 nëntorit. Lajmi e ka dhënë kryeministri Edi Rama i cili ka reaguar pas takimit të sotëm me ambasadoren e SHBA Yuri Kim. Ai thotë se Akademia e Transparencës është një kërkesë e vetë qeverisë, ndërsa shton se nisja e punës së saj e bën rindërtimin një proces shembull.

"Falenderoj ambasadoren e SHBA për lajmin e mirë se SHBA do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin. Nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës realizon një kërkesë tonën ndaj miqve të çmuar për ta bërë Rindërtimin shembull edhe në këtë aspekt", shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

 

Vlera paraprake e dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në konferencën e donatorëve ishte 4.7 milionë dollarë, plus edhe 800 mijë dollarë dhënë më herët, arrin në afro 5 milionë dollarë. Nga kjo shumë, 3.9 miliona dollarë janë grante për qeverinë, të cilat do të shërbejnë pikërisht për ngritjen e një "Akademie Transparence",shqiptaro-amerikane e cila do të monitorojë të gjithë procesin e rindërtimit. Por jo vetëm kaq, kjo akademi me standarde monitoruese amerikane, do të shërbejë edhe në vijim në Shqipëri, në procese të rëndësishme publike që duan 'syrin' e mirë vëzhgues, siç janë tenderët dhe prokurimet publike. 

Zyrtarë të Bashkimit Evropian u shprehën të zhgënjyer pas përfundimit të konferencës, lidhur me shumën e dhuruar nga SHBA. Nga komunikimet që gazetarja e Report Tv Klesiana Omeri ka pasur në Bruksel me zyrtarë të Bashkimit Evropian, pritshmëritë e tyre kanë qenë më të larta për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Lajmi kryesor:

Thirrja për tubim antiqeveritar/ Yuri Kim i shkon në zyrë Metës, Ramës e Bashës: Tregoni pjekuri, silluni të përgjegjshëm për të mirën e popullit


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!