Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Rusisë t’i bashkohet SHBA-ve në planin kundër militantëve të Shtetit Islamik. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest theksoi se ushtria ruse në Siri më shumë synon forcimin e qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe nuk ka si qëllim të luftojë grupet militante të ISIS-it.

“Ajo që ne dëshirojmë të shohim nga rusët, është angazhimi më tepër konstruktiv me 60 anëtarët e tjerë të koalicionit, që udhëhiqet nga Shtetet Bashkuara, i cili është i fokusuar në degradimin dhe përfundimisht, shkatërrimin e grupit islamik të ISIS-it”, tha Earnest.

Më herët presidenti rus, Vladimir Putin, tha se pa bashkëpunimin me qeverinë e Sirisë është e pamundshme t’i shkaktosh disfatë grupit militant të ISIS-it. Putin nënvizoi se Rusia do të vazhdoj ta ndihmoj ushtarakisht Damaskun. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest përfundoi fjalën e tij duke theksuar se forcimi i ushtrisë së Assadit është destabilizuaes dhe kundër produktiv.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)