Fushata paqësore mes demokratëve për Shtëpinë e Bardhë, ka shënuar një eveniment të ri.
Senatori i Vermont, Bernie Sanders, ka udhëhequr drejt Kanadasë një grup prej rreth 20 personash me diabet tip I, për të blerë në shtetin fqinjë insulin, pas rritjes së çmimit të medikamentit në SHBA.
Rritja e çmimit të insulinës në SHBA ka bërë që një në katër pacientë të racionojnë ilaçin, një praktikë kjo potencialisht vdekjeprurëse, por që po bëhet gjithnjë e mëse e zakonshme për ata që nuk mund të përballojnë shpenzimet.
Udhëtimi i Sanders, i cili filloi pak më shumë se 48 orë para raundit të dytë të debateve mes demokratëve, kishte për qëllim për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve, ligjvënësve dhe kompanive farmaceutike, për vështirësitë me të cilat përballen njerëzit me diabet të tipit I.
Duke udhëtuar në Kanada, i cili ka një sistem shëndetësor më të përparuar se SHBA dhe që mbështetet nga qeveria, Sanders po propagandon planin e tij "Medicare for All", i cili do të krijonte një sistem të ngjashëm me Kanadanë në SHBA.
Kanadaja gjithashtu ka një industri private të sigurimeve sepse programi i saj qeveritar nuk i mbulon të gjitha shpenzimet mjeksore.
Sanders dhe "refugjatët mjekësorë", sapo mbërritën në një nga farmacitë e Kanadasë, u përshëndetën nga një turmë prej qindra kanadezësh, të cilët duartrokitën ardhjen e fqinjëve të tyre.
Një shishe insulinë në Shtetet e Bashkuara mund të kushtojë rreth 340 kurse në Kanada kushton rreth 35 dollarë dhe nuk kërkohet recetë për blerje.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5d4038ee79b21p1.JPG)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11386
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA, Trump shtyn hyrjen në fuqi të tarifave doganore ndaj Meksikës dhe Kanadasë
4 Shkurt, 07:45
-
Historia e Kanadasë me SHBA-në dhe tarifat doganore mes tyre
2 Shkurt, 20:00
-
Trump: Tarifat mund të kenë ndikim të vogël negativ tek amerikanët
2 Shkurt, 17:25
-
Pyetje-Përgjigje/ Tarifat e reja të SHBA: Si preken Kanadaja, Meksika dhe Kina? Çfarë ndodh me ekonominë globale?
2 Shkurt, 08:09
-
Të gjithë kundër 'super' tarifave amerikane! Trump kërcënon: Tani është radha e BE
2 Shkurt, 07:59
-
Tarifat doganore të SHBA-së për Kanadanë, Meksikën dhe Kinën, hyjnë sot në fuqi
1 Shkurt, 08:47
-
Trump konfirmon tarifat doganore 25% për Kanadanë dhe Meksikën, duke filluar nga 1 shkurti! Presidenti: Edhe Kina do paguajë, po na vret njerëzit tanë me fentanil
31 Janar, 07:18
-
SHBA/ Senatori Bernie Sanders kritikon ashpër Trumpin: Planet e tij për Gazën janë spastrim etnik dhe krim lufte
28 Janar, 10:52
-
Kur të vjen turp që je me Berishën, si i fshihen kamerave demokratët në Toronto (VIDEO)
27 Janar, 11:52
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Trump nuk tërhiqet, poston foton e 'New York Post' me hartën ku Kanadaja dhe Groenlanda janë pjesë e Amerikës
9 Janar, 16:20
-
Refuzoi që Kanadaja të ishte shteti i 51 i SHBA-së, Musk për Trudeau: Vajzë, ti nuk je më guvernatorja e vendit
8 Janar, 14:22
Fashista te felliqur!!!!
Përgjigju