SHBA, shkrumbohet kisha
ortodokse shqiptare në Boston

SHBA, shkrumbohet kisha<br />ortodokse shqiptare në Boston
BOSTON- Kisha ortodokse shqiptare në Boston është shkrumbuar plotësisht. Për orë të tëra, zjarrfikësit kanë luftuar me zjarrin e rënë në mëngjes, në Broadway, në jug të Bostonit. Zjarri u raportua në 9:13 minuta në Kishën e Shën Gjon Pagëzorit, një kishë ortodokse shqiptare.
 
Menjëherë është ndërhyrë dhe zjarri është shuar. Por, një alarm i dytë rreth orës 11:30, ka sinjalizuar se një tjetër vatër zjarri kishte përfshirë çatinë e kishës. Agjencitë e lajmeve në Boston raportojnë, se zjarri shpërtheu ndërmjet kishës dhe ndërtesës së famullisë.
 
Zëvendësshefi i zjarrfikëseve, Robert Calobrisi, u tha gazetarëve në vendngjarje se, zyrtarët besojnë se zjarri nisi në zonën e altarit. I pyetur nëse ishte shkak një qiri, ai tha se ende nuk e dihet dhe këtë pritet ta përcaktojë hetimi.

Një zyrtar i kishës u tha gazetarëve se nuk mund të ishte shkaku një qiri, pasi pas meshës së të dielës, e cila u ndoq nga rreth 150 njerëz, askush tjetër nuk e ka vizituar kishën, me përjashtim të ndonjë kujdestari gjatë të hënës apo të martës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus

Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus