SHBA shpall Berishën dhe familjen e tij 'non grata', Basha anulon takimin e planifikuar me strukturat e PD në Korçë

SHBA shpall Berishën dhe familjen e tij 'non grata', Basha anulon takimin e planifikuar me strukturat e PD në Korçë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka anuluar takimin që kishte planifikuar sot, me strukturat e PD-së në qytetin e Korçës. Burimet nga dega e PD-së në Korçë informojnë se Lulzim Basha ka njoftuar strukturat atje se nuk do të shkonte edhe pse takimi ishte lënë për sot. Basha nuk ka dhënë asnjë arsyetim për anulimin e këtij takimi, por vendimi vjen pas lajmit se SHBA ka shpallur “non grata” ish presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha. Ndërkohë që në lidhje me këtë vendin nga PD nuk ka ende asnjë reagim.

Ditën e sotme Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi se ish-Presidenti dhe ish-kryeministri  Sali Berisha së bashku me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët, e kanë të ndaluar të udhëtojnë në SHBA duke i futur ato në 'listën e zezë'. Blinken shkruan se akte të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Në deklaratën e DASH thuhet se Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve.  

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Usa: 19/05/2021 18:19

    Ja legeni sa i denuan baben hyri ne panik.jush do e mbroj tani shal njgjitur in? Ptu rrace e keqe se shkaterrove partine qe lindi per te ndyshuar vendin por menduat vetem te pasuroheni...ju qr

    Përgjigju
  • FATMIRI: 19/05/2021 17:59

    O LUL TRAPI SKA KUSH TE MBROJ ME EDHE TI DO SHKOSH NE TE SATEME OSE NE TE AURELES

    Përgjigju
  • Igor: 19/05/2021 17:40

    Tani esht rendi i Bashes ,Shqiperija duhet tjua konfiskon te gjithve pasurit ,dhe tjua terheq imunitetin te gjith atyre qe vjodhen popullin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)