SHBA- Një raketë pa pilot e lëshuar nga Agjencia Amerikane Hapësinore e NASA-s ka shpërthyer në sekondën e 6 pas nisjes së saj, duke u cilësuar kështu si një dështim katastrofik që rrallëherë mund të ndodhë. Raketa u lëshua në orën 18:23 me orën lokale nga stacioni hapësinor Wallops Island në Virginia, pas furnizimit në stacionin ndërkombëtar hapësinor.
 
Këto janë pamjet të transmetuara nga televizioni i NASA-s, pak çaste pas shpërthimit ku duket tymi dhe flakët, ndërsa ende nuk është bërë asnjë deklaratë në lidhje me shkakun e shpërthimit. Menjëherë pas kësaj, Rusia është treguar e gatshme për ndihmë, nëse NASA do të kërkonte.
 
Mësohet se brenda anijes hapësinore gjendeshin mjete shkencore eksperimentimi dhe pjesë rezervë me një peshë afro 2.5 tonë për 6 astronautët që jetojnë në stacionin e hapësirës.
 
 Sipas marrëveshjes së bërë në vitin 2008 me NASA-n në kuadër të misionit 4 për kryerjen dhe shpërndarjen e ngarkesave në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, anija Antyers që mbante furnizimet i përkiste kompanisë “Orbital Sciences”.
 
Kjo e fundit ka thënë se është shumë herët për të mësuar detajet e shpërthimit. “Raketa ka pësuar një shpërthim katastrofik, por fokusi ynë tani është siguria e atyre që janë fokusuar në gjetjen e një përgjigje”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)