Në SHBA një avion i kompanisë "American Airlines "ka shpëtuar fatmirësisht nga tragjedia.

Gjatë ngritjes, një nga motorrët e avionit të linjës Chicago-Miami mori flakë për shkak të një defekti mekanik në pjesën e pasme të avionit.

Kapiteni i avionit ndaloi menjëherë aeroplanin dhe fluturimi 383 u pezullua.

Pasagjerët kërkuan menjëherë të zbrisnin porsa vunë re flakët.

Avioni po fluturonte me shpejtësi 236 km/h në momentin që ndodhi defekti.

Aksidenti është regjistruar nga një video në kullën e fluturimit të aeroportit "Chicago's O'Hare" vitin e kaluar dhe është transmetuar në kanalin lokal NTSB dhe CNN.

Të 161 pasagjerët janë zbritur dhe kanë marrë kujdesin e duhur mjekësor.

Njëri nga ekspertët e fluturimit deklaroi se nëse avioni do të ngrihej për të fluturar mund të shpërthente në qiell dhe pasojat do të ishin më fatale