VIRXHINIA- Një shpërthim i fuqishëm përfshiu një raketë transporti të NASA-s pak çaste pas ngritjes nga baza e Virxhinias. Ngjarja ndodhi rreth orëve të para të mëngjesit. Raketa komerciale ‘Mjellma’ është përdorur nga NASA vetëm për transportin e furnizimeve. Sipas raporteve, aksidenti fatal ndodhi rreth gjashtë sekonda pas nisjes.
Zyrtarë të NASA-s, pas shpërthimit janë shprehur se nuk ka pasur asnjë problem me anijen para se ajo të nisë udhëtimin për në hapësirë. Raketa ishte e destinuar për transportin e furnizimeve të NASA-s. Mësohet se në bordin e raketës nuk ka pasur njerëz por ka qenë rreth 2.2 ton e furnizime dhe të pajisje shkencore të cilat po transportoheshin drejt bazës ISS, në hapësirë.
Ky ka qënë misioni i tretë i transportit të mallrave për këtë raketë. NASA dhe shtypi amerikan e kanë quajtur ngjarjen, një dështim katastrofik. Inspektorë dhe hetues të shërbimit shkencor amerikan po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit të raketës komerciale ‘Mjellma’.
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com