SHBA: Shqipëria hapa pozitive
për eliminimin e punës së fëmijëve

Shqipëria renditet e 13-a ndër 143 vendet të cilat janë vlerësuar për `përparime të rëndësishme` në përpjekje të eleminimit të formave të këqija të punës së fëmijëve.  Sipas Departamentit të Punës së Shteteve të Bashkuara i cili publikoi sot Raportin Ndërkombëtar për Format më të Këqija të Punës së Fëmijëve, vlerëson hapat që qeveritë e 143 shteteve kanë ndërmarrë për eliminimin e formave më të këqija të punës së fëmijëve. 

Shqipëria vlerësohet pozitivisht për përpjekjet në eliminimin e formave më të këqija të punës së fëmijëve dhe identifikimin e viktimave të trafikimit te shfrytëzuar për punë duke u klasifikuar ndryshe nga viti 2012, ku Shqipëria renditet ndër vendet që bënin përpjekje “të pakta” për eliminimin e punës së fëmijëve, sot ne renditemi ndër 13 vendet, nga 143 që janë vlerësuar për “përparime të rëndësishme” në përpjekjet për eliminimin e formave më të këqija të punës së fëmijëve, si dhe për adresimin e trafikimit të fëmijëve, si një prej këtyre formave. 

Raporti klasifikon shtetet sipas vlerësimeve: të rëndësishme, të moderuara, minimale dhe pa asnjë përparim për përpjekjet që ato kanë bërë.  Një rol të rëndësishëm në identifikimin e viktimave të trafikimit të shfrytëzuara për punë ka luajtur edhe trajnimi i 37 prokurorëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të policisë në lidhje me këto çështje. 

Policia e Shtetit, gjatë periudhës së raportimit ka referuar pranë Prokurorisë për Krime të Rënda 11 raste të trafikimit të fëmijëve. 

Raporti vlerëson punën e bërë nga Koordinatori Kombëtar Antitrafik, për rivitalizimin e mekanizmave koordinues për adresimin dhe referimin e rasteve të trafikimit të fëmijëve. Në vitin 2013, Koordinatori Kombëtar Antitrafik siguroi trajnimin e anëtarëve të 12 Komiteteve Rajonale, nëpunësve të institucioneve kryesore shtetërore, si dhe të 245 mësuesve e 50 inspektorëve të punës mbi identifikimin, referimin dhe asistimin e viktimave të trafikimit. 

Takimet e rregullta të Mekanizmit Kombëtar të Referimit për trajtimin e disa rasteve të identifikuara të viktimave të trafikimit, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit midis institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile, vlerësohen po ashtu si hapa pozitivë në përmirësimin e punës për identifikimin e viktimave të trafikimit që shfrytëzohen për punë në Shqipëri. 

Për Ministrinë e Punëve të Brendshme kjo është një arritje e rëndësishme, por vetëm një pikënisje për të shtuar përpjekjen në luftën kundër këtij fenomeni.

PDF - Raporti i plotë i Departamentit të Punës së SHBA

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune

‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune