Një shqiptar që jeton në SHBA ka nisur fushatë për të mbledhur fonde në mbështetje të kandidaturës së Hillary Clinon për t’u zgjedhur presidente.
Sal Rusi, i cili ka lindur në Shqipëri ka një shtëpi me vlerë 2.64 milionë dollarë. Festa është organizuar në Staten Island, që është pjesë e shtetit të New York-ut.
Me qëllimin për të mbledhur fonte për Clinton ai organizoi një festë në ambientet e shtëpisë së tij.
Rusi mbështet Hillary-n për shkak të politikave të ndjekura nga bashkëshorti i saj, Bill Clinton në mbështetje të shqiptarëve etnikë gjatë Luftës së Kosovës në vitet 1990.

(Në foto: Hillary Clinton gjatë pritjes në shtëpinë e Sal Rusit)
Në këtë festë merrte pjesë dhe senatorja Diane Savino. Ndërsa të ftuar ishin rreth 100 persona, shumica e të cilëve shqiptarë.
“Shqiptarët e dashurojnë Hillary-n dhe bashkëshortin e tij”, u shpreh Savino.
Në festë ishte edhe vetë Hillary Clinton, e cila qëndroi në festë rreth 1 orë.
Çdo i ftuar në këtë festë me Clinton ka paguar 2 700 dollarë, ku gjatë qëndrimit kanë bërë dhe foto me kandidaten për presidente.
Clinton ka bërë foto me të pranishmit si dhe ka folur për fushatën e saj presidenciale si dhe për historinë e shqiptarëve.
Ajo foli për periudhën kur në Shqipëri kishte trazira dhe ajo ishte Zonja e Parë e SHBA-ve dhe më pas është rikthyer në Tiranë si Sekretare Shteti ku pa frytet e punës së tyre.
Shqiptari që organizoi këtë festë për mbledhjen e fondeve për Clinton ka blerë shtëpinë e Paul Castellano, bosit të familjes kriminale Gambino, i cili u vra në vitin 1985.
Shtëpia e tij është rreth 4 500 metra katrorë dhe në bazë të vlerës së tregut përllogaritet se ka një vlerë prej 2.64 milionë dollarë. Rusi e bleu atë në vitin 2000.
Senatorja Savino thotë se historia e jetës së shqiptarit është historia klasike amerikane e suksesit.
Rusi shkoi në SHBA shumë i vogël, ku pas një pune të madhe krijoi biznesin e tij.
Sot ai ka në pronësi kompaninë “Benjamin Maintenance”, e cila shfrytëzon fasadat e qiellgërvishtësve të Manhatanit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO