Një shqiptar ka përfunduar në pranga në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi mashtronte qytetarët duke u thënë se ishte agjent i FBI-së, e duke përfituar dhjetëra mijëra dollarë për shërbime të rreme.
Gjykata federale në Melrose në Masaçusets ka paditur 28-vjeçarin Gjergji Pelushi me dy akuza për mashtrim. Për ironi edhe 2 viktimat e tij, të cilëve u kishte marrë 27, 700 dollarë dhe një makinë, ishin me origjinë nga Shqipëria.

Që të dy kanë treguar gjatë intervistës për agjentët e FBI-së se se si Pelushi u kishte zhvatur dhjetra mijëra dollarë në këmbim të ndihmës së tij për ti trajnuar ndërsa u kishte premtuar se do 'ti ndihmonte të hynin në forcat e rendit.
Agjentë të infiltruar të FBI-së hetuan për 4 muaj me radhë duke regjistruar biseda telefonike dhe takimet mes Pelushit dhe viktimave të tij, ku shqiptari konfirmonte pagesat duke bërë premtime të tjera të rreme.

Pavarësisht kërkesës së prokurorisë për arrest me burg, gjykata vendosi ta lërë Pelushin në arrest shtëpie për shkak të nevojave së tij shëndetësore, pasi 28-vjeçari është në pritje të një transplanti të dyfishtë në mushkëri.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO