SHBA: Të hiqen strukturat paralele 
dhe barrikadat në veri të Kosovës

SHBA: Të hiqen strukturat paralele <br />dhe barrikadat në veri të Kosovës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë apel për heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri të Kosovës, ndërsa i kërkojnë Beogradit të ndalojë mbështetjen materiale për institucionet paralele në Kosovë.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, dënoi dhunën kundër KFOR-it dhe EULEX-it në të cilën dy anëtarë të KFOR-it u plagosën. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se SHBA mbështesin plotësisht KFOR-in dhe EULEX për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në Kosovë, dhe në të dy drejtimet e kufirit Kosovë-Serbi.

"Liria e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në interes të Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me aspiratat evropiane të dy vendeve. Bllokadat e rrugëve, barrikada dhe dhuna i shërbejnë përkeqësimit të jetës së përditshme të njerëzve në Kosovë dhe pengojnë lëvizjen e lirë", tha Toner.  Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të monitorojë me shumë kujdes zhvillimin e situatës në veri të Kosovës dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë dhe të përmbahen nga retorika dhe veprimet nxitëse dhe të mundësojnë lirinë e lëvizjes.

Në aksionin e djeshëm të KFOR janë hequr të gjitha barrikadat në Rudare në aksin rrugor Leposavic-Zveçan - Mitrovica, duke përfshirë edhe atë më të madhen që serbët vendosën verën e kaluar në vendin e quajtur Dudin Kërsh. 
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza