LOUISVILLE, ShBA - “Mrekullitë ndodhin!” Është një nga ato fjalitë që e dëgjon edhe 1000 herë por kur gjendesh para një rasti konkret mbetesh gjithmonë pa fjalë. Sepse nëse nuk është një mrekulli ajo që i shpëtoi jetën vogëlushes amerikane Angel Bacock, nuk dimë si ta quajmë tjetër.
Vajza e vogël 2-vjeçare është gjendur 16 km larg shtëpisë së saj të shkatërruar nga një tornado. Gjallë! Përkrah trupave të pajetë të familjarëve të saj që tornado kishte fluturuar tutje pa mëshirë.
Ndërsa prindërit dhe dy vëllezërit e Angel – emri nuk mund të ishte më i gjetur – nuk kanë mundur të mbijetojnë, vogëlushja tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve të Kosair Children Hospital të Louisville, në Kentucky të Shteteve të Bashkuara.
Tornadot që kanë prekur ditët e fundit disa shtete si Indiana, Kentacky dhe Ohio kanë shkaktuar deri tani 37 viktima në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com