Një stuhi e fuqishme goditi rajonin qendror të Tennessee dhe veçanërisht qytetin legjendar të muzikës.

19 njerëz vdiqën në qytetin Nashville, në shtetin e Tennesse, për shkak të dhunës së një tornadoje që shkaktoi gjithashtu një ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike. 

Të paktën 40 ndërtesa dhe struktura të tjera u rrëzuan. Ngjarja ndodhi menjëherë pas mesnatës.

Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit janë duke përqendruar përpjekjet e tyre në qytetet Germantown, East Nashville dhe Hermitage.

Kryetari i Bashkisë së Nashville,  John Cooper tha për WTVF se ka rreth 20 persona  të plagosur që ndodhen në spital.

Shteti i Tennessee në vitet 1993 dhe 1998 është goditur nga tornado që kanë shkaktuar viktima dhe dëme.