SHBA, tre rekorde në një ditë,
kapet krokodili më i madh

SHBA - Tre rekorde në një ditë, përsa i përket sezonit të gjuetisë. Disa gjuetarë kapën në Misisipi një krokodil të seksit femër 3 metra të gjatë dhe që peshon 133 kilogram.

Deri tani është i vetmi krokodil femër me këtë madhësi. Por, rekordi i gjuetarëve që kapën këtë krokodil u rrëzua menjëherë.

Vetëm disa orë më vonë, gjuetari Beth Trammell, kapi një krokodil të seksit mashkull, i cili peshonte rreth 327 kilogramë. Edhe ky rekord zgjati vetëm për pak.
krokodil

Pak më vonë, brenda ditës, gjuetari Dustin Bockman kapi një krokodil gjigand 4 metra të gjatë dhe 329 kilogramë. Një rekord i vërtetë! "Ne do ta gatuajmë për të qenë më të sigurtë. Ka shumë për të ngrënë për mua dhe për këdo tjetër", tha gjuetari Bockman.

Gjatë viteve 1960, gjuetia e krokodilëve për pak sa nuk çoi drejt zhdukjes këto kafshë, por falë krijimit të një programi të suksesshëm, gjuetia në ujërat publike lejohet vetëm nga data 30 gusht deri në 9 shtator.
krokodil

Me kapjen e krokodilit më të madh të kapur deri më tani, gjuetarët u përballën me sfidën tjetër; si të hipnin "gjigandin" në varkë.

Përpjekja e tre burrave zgjati plot 4 orë orë të tëra deri sa më në fund hoqën dorë dhe pritën për përforcime të tjera.
krokodil
Krokodilët janë kafshët më jetëgjata. Ata jetojnë nga 50 deri në 60 vjet.
krokodil

(Valdi Gjini/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike

Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike