NJU JORK - Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetra të tjerë janë plagosur pasi një tren udhëtarësh ka dalë nga shinat në një qytet të vogël në Nju Jork pak minuta para se të mbërrinte në "Midtown Manhattan".

Ngjarja ndodhi rreth orës 7:30 të mëngjesit të së djelës me orën lokale, ku të 7 vagonët e treni dolën nga shinat, dy prej tyre janë përmbysur tërësisht, ndërsa njëri ka rënë në ujërat e lumit Hudson.

Sipas zyrtarëve, të paktën 63 persona janë plagosur në këtë incident, të cilët janë dërguar në spitale, ndërsa për disa prej tyre situata shëndetësore paraqitet e vështirë. Ekipet e emergjencës me vështirësi zhvnedosën të lënduarit nga vagonët e shpërndarë të trenit.

Mes të plagosurve është edhe makinisti, i cili është në gjendje të qendrueshme në një nga spitalet lokale.

Dalja nga shinat ndodhi gjatë afrimit në një kthesë ku shpejtësia duhej të reduktohej. Sipas dëshmitarëve të incidentit fatkeq, treni po lëvizte me shpejtësi shumë më të lartë se sa normalja. Ndërkaq, kontrolli i kutisë së zezë të trenit do të zbulojë se me çfarë shpejtësia po udhëtonte realisht treni.

treni me logo
(Në foto: Treni i dalë nga shinat në New York)
 
Redaksia online
(e.s/ac/shqiptarja.com)