SHBA, Trump zgjedh kreun e ri të 007, ai është ambasadori amerikan në Gjermani Richard Grenell

SHBA, Trump zgjedh kreun e ri të 007, ai është ambasadori amerikan në Gjermani Richard Grenell

Richard Grenell emërohet drejtor i përkohshëm i Inteligjencës, i cili do të koordinojë 17 agjencitë e inteligjencës amerikane edhe pse ai ka qenë në qendër të polemikave për një intervistë me një sit të ekstremit të djathtë. Njoftimi për emërimin e Grenell u bë nga Donald Trump përmes një postimi në Twitter.

"Jam i kënaqur të njoftoj se ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjermani Richard Grenell do të bëhet drejtori i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare ", ka shkruar presidenti amerikan duke shtuar se, "Rick e ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe unë mezi pres që të punoj me të".

Në qershor të vitit 2018, Granell ishte vënë në qenë në qendër të polemikave pas një interviste në një sit të ekstremit të djathtë "Breitbart"  ku ai u shpreh i ekzaltuar prej  "valës së politikës konservatore" që u shfaq  në kontinentin e vjetër dhe për  "dështimin e  politikës së majtë" dhe premtoi të "mbështesë" populizmin e shfrenuar. Richard Grenell kohët e fundit ka qenë edhe i dërguari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë