UASHINGTON - Shtëpia e Bardhë dënoi dje si një proces të paligjshëm të ashtuquajturat votime separatiste të zhvilluara të djelën në lindje të Ukrainës, duke paralajmëruar Rusinë, që deklaroi se respekton vendimin e popullit, kundër veprimeve destabilizuese.
Duke dënuar deklaratat e Moskës që synojnë të ligjërojnë këto zgjedhje, Bernadette Meehan, zëdhënëse e Këshillit të sigursië kombëtare (NSC), shpreheu për më tepër, shqetësimet mbi informacionet se Rusia po zhvendos sërish trupat dhe pajisje ushtarake drejt kufirit.
"Më në përgjithësi, mosrespektimi nga Moska i detyrimeve të saj në kuadrin e marrëveshjeve të Minskut vë në diskutim angazhimin e saj për të mbështetur një zgjidhje paqësore të konfliktit në lindje të Ukrainës", shtoi ajo.
"Sikurse e kemi thënë shpesh herë, Rusia e ka në dorë. Nëse Moska vazhdon të injorojë angazhimet e Minskut dhe vazhdon sulmet e saj të rrezikshme dhe destabilizuese, çmimi për Rusinë do të rritet", vazhdoi ajo.
Gjashtë muaj pas fillimit të konfliktit që ka bërë më shumë se 4000 të vdekur, republika e vetëshpallur e Donetskut dhe ajo e Luganskut zgjodhën të dielën "presidentin" dhe "parlamentin" e tyre./ATSH/
/Shqiptarja.com