SHBA- Krista Guarino njihet si eksperte në mbajtjen e gjarpërinjve që kur ishte 9 vetëm vjeçe. Vajza e guximshme jeton me 30 zvarranikë të ndryshëm, duke përfshirë anakonda dhe piton 12 metër të gjatë në shtëpinë e saj në Michigan, Amerikë.

Ajo ushqehet, fle dhe luan me krijesat, të cilat disa prej tyre janë sa dyfishi i madhësisë së trupit të saj. Krista është pickuar disa herë, por asnjë nga gjarpërinjtë nuk është helmues dhe ajo thotë se dhe pickimet e tyre nuk shkaktojnë dhimbje.


" Un nuk kam asnjëherë frikë nga gjarpërinjtë. Jam e fiksuar mbas tyre"- thotë vajza. Krista fillimisht i njohu kafshët nëpërmjet të atit Jamie, 33 vjeç, i cili është një specialist gjarpërinjsh.


Gjatë pushimeve të verës Krista e ndihmon të atin e saj me zvarranikët duke mos patur aspak frikë kur luan, stërvit apo kur i mban ato. Ajo gjithashtu e ndihmon Jamien të ushqejë aligatorët.

Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)