Ndërron jetë në moshën 93 vjeçare në shtetin e Kalifornisë  aktori Patrick Macnee, ylli i serialit televiziv “Avengers” Aktori anglez, i njohur si spiuni John Steed  në serialin e vitit 1960, vdiq në banesën e tij.
Macnee, ka luajtur role të ndryshme teatrale, në shërbim të marinës mbretërore gjallë Luftës së Dytë Botërore.

I lindur në Londër, Macnee u rrit në lagjen “Berkshire” dhe u arsimua në një shkollë përgatitore verore, ku dhe më pas ndoqi studimet e kolegjit. Ai ka luajtur gjithashtu dhe një numër të vogël rolesh teatrale dhe filmash të ndryshëm, ku kujtojmë rolin në versionin e Laurence Olivier, film i vitit 1948 të Hamleti, role këto para se të fitojë famë në serialin Avengers mes viteve 1961 dhe 1969.

Deklaratat e ndryshme në faqen e internetit të aktorit do të lexoni komente si: "Kudo që shkoi, ai la pas kujtimet e roleve të tij". Aktori Patrick Macnee gjithashtu u shfaq në vitin 1985 në filmin e James Bond ku ka pasur dhe një nga rolet kryesore, por jo vetëm, ai ka luajtur rrole të rëndësishme dhe në shumë filma të tjerë.

Macnee ka qënë tre herë i martuar, nga të cilat ka dhe 2 fëmijë.  Një nga martesat ka qënë ajo me aktoren Katherine Woodville, me të cilin ai ka ndarë rolet në serialin “Avengers”.


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)