SHBA, vogëlushja korçare
operohet me sukses në zemë

SHBA, vogëlushja korçare<br />operohet me sukses në zemë
Një vogëlushe shqiptare, që ka lindur me probleme në zemër, ka shpëtuar për mrekulli pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në shtetin amerikan të Indianës. Vajza rreth 9-muajshe, Luna Kosta, udhëtoi nga qyteti i lindjes, Korça, drejt Indianës, me ndihmën e organizatës “Gift of Life International.

"Kjo është një mrekulli,"-  është shprehur halla e saj Natasha Vasili, e cila jeton me familjen e saj në West Lafayette.

Luna ka lindur më 30 nëntor 2012 dhe është fëmija e parë e Klaidi dhe Mariela Kostës. Gëzimi i tyre u venit kur ata mësuan se vajza e tyre kishte një problem në zemër. Nga konsultimet me mjekët u mësua se për Lunën ishte e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale e vështirë, e pamundur të kryhej në Shqipëri.

Familja Vasili ia bëri të ditur historinë e Lunës, spitalit të fëmijëve "Riley" në Indianapolis dhe u angazhua për të grumbulluar paratë e duhura për operacionin e saj, nga bashkëqytetarët.

Dhe, në fund të pranverës së këtij viti, familja Kosta mori lajmin shpresëdhënës se organizata “Dhurata e Jetës” do të mbulonte të gjitha shpenzimet mjekësore të vogëlushes, një përgjigje kjo për të gjitha lutjet e tyre.

Tashmë, Luna e vogël është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të kthehet në Shqipëri së bashku me familjen e saj, muajin e ardhshëm.

luna kosta
luna kosta
(Në foto: Vogëlushja Luna Kosta dhe familjarët e saj)

Redaksia online
(Ludmilla Çenga/ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ja pasojat që la shpërthimi i tritolit në agjencinë funerale: Dera e shkatërruar, një gropë në dysheme dhe materiale të dëmtuara

VIDEO/ Ja pasojat që la shpërthimi i tritolit në agjencinë funerale: Dera e shkatërruar, një gropë në dysheme dhe materiale të dëmtuara