Franco ka emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1975 dhe së bashku më vëllain e tij Tony Juncaj prej më shumë se 35 vitesh kishin restorantin e tyre.
Sipas hetimeve mendohet se vrasja të ketë ndodhur pas një tentative për vjedhje. Policia beson se agresori e ka njohur viktimën dhe për këtë shkak ai e ka ekzekutuar.
Policia ka deklaruar se ngjarja ka ndidhur në një moment kur lokali ishte thuajse i zbrazët.
Autoritetet kanë shtuar se xhamat e lokalit ishin të blinduara, por Juncaj i mbante dyert hapur duke qenë se kishte krijuar besim tek banorët dhe kilentët.
"Ai i besonte komunitetit. Nga sa mundem të kuptoj ishte njëri miqësor, punëtor dhe i dashur me njerëzit", është shprehur shefi i policisë Steven Dolunt.