UASHINGTON, 25 shtator /ATSH-AFP/ - Prodhuesi gjerman i automobilave, Volkswagen (VW), në mes të një skandali gjigant për motorë me mashtrim, nuk ka marrë miratimin nga autoritetet amerikane që të shesë modelet e veta 2016 të veturave diesel në SHBA, njoftoi sot agjencia ambientaliste federale (EPA).
"Volkswagen nuk ka marrë çertifikatën e EPA-së për modelet 2016 të veturave dieze me katër cilindra", deklaroi Christopher Grundler, një nga përgjegjësit e kësaj agjencia qeveritare që jep autorizimet për tregtimin në SHBA.
"Rregullatorët ende nuk janë të bindur se të dhënat dhe elementet e dhëna nga Volkswagen tregojnë që automjetet e tyre respektojnë normat e kërkuara", shtoi ai gjatë një interviste telefonike.
Ky vendim prek kryesisht veturën e re të modelit "Passat", të presantuar të hënën me jehonë të madhe në Nju Jork nga grupi gjerman./
/G.S/










