SHBA-Një 43-vjeçar i arrestuar në Gary të Çikagos rezulton të ketë vrarë të paktën 7 gra dhe dyshohet të jetë një vrasës serial prej 2 dekadash. Kjo u zbulua pasi 43-vjeçari Darren Vann u arrestua për vrasjen e një prej 7 grave, trupat e të cilave i fshihte në shtëpitë e braktisura në veriperëndim të Indiana. DarrenVann, një ofrues seksi me pagesë u arresua para 3 ditësh, një ditë pasi policia gjet trupin e një 19 vjeçareje në një motel të qytetit.
Vann pranoi bashkëpunimin dhe përfshirjen e tij në vrasjen e kësaj të fundit, duke e ndihmuar kështu policinë për gjetjen e 6 trupave të grave të tjera, të gjitha të fshehura në shtëpi të braktisura në Gary, ndërkohë që policia e Hammond dyshon se një gjë të tillë ai e bënte prej të paktën 20 vitesh. Trupat e viktimave të gjetura, sipas policisë janë vrarë më shumë kohët e fundit, pasi janë të dekompozuar, por jo skeletikë.
Darren Vann rezulton të jetë një person me të shkuar kriminale, pasi është dënuar një herë me 5 vite burg dhe një vit punë të detyruar pasi sulmoi seksualisht dhe kishte tentuar të mbyste një grua 25-vjeçare në Austin të Texasit. Van jetonte në një shtëpi në fermë dhe vëllain dhe të dashurën e tij. Fqinjët e tij shprehen të tronditur pas lajmit, duke thënë se ai dukej një person i mirë që kujdesej shumë për fëmijët e të vëllait. Gary është një qytet me një me një nivel shumë të ulët varfërie dhe popullsi shumë të vogël, rreth 30 milje larg Çikagos.
/Shqiptarja.com