SHBA - Amerikanët votojnë sot në zgjedhjet afatmesme, të cilat mund të vendosin se kush do ta kontrollojë Senatin, për t’i hapur rrugë më pas zgjedhjeve të 2016-ës, në garën për Shtëpinë e Bardhë.
Qendrat e votimit janë hapur mëngjesin e orës 07:00 me orën lokale ku amerikanët do të zgjedhin sot 36 senatorë, 435 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe 36 guvernatorë shteti. Republikanët, të cilët kontrollojnë tashmë Dhomën e Përfaqësuesve kanë nevojë vetëm për 6 vende për të fituar Senatin.
Ndërkaq, demokratët po luftojnë për të qëndruar ne krye pas renies së mbështetjes së presidentit Barack Obama, mbështetje e cila ka rënë në nivelin e tij më të ulët që prej zgjedhjes së tij.
Shumë analistë parashikojnë një fitore të republikanëve ndërsa popullariteti i Obamës mendohet të mos japë më tepër se 40% të votave, pavarësisht nga përmirësimet e kohëve të fundit në ekonomi.
Obama do të përballet me një presion për të bërë ndryshime në Shtëpinë e Bardhë, nëse partia e tij humbet. Një gjë e tillë do të bënte që presidenti të humbiste drejtimin në të dyja dhomat që nga ardhja në pushtet, duke u dhënë kështu më shumë pushtet legjislativ republikanëve, por duke mbajtur njëkohësisht të drejtën e vetos ndaj projektligjeve.
Një sondazh i Reuters flet për 75% të të anketuarve që besojnë se administrata ka nevojë të rishikojë qasjet në sfidat kryesore me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara.
Ndërsa 64% e tyre thanë se Obama duhet të zëvendësojë një pjesë të stafit të tij pas zgjedhjeve. Gara paraqitet e ngushtë në të paktën 10 shtete përfshirë Karolinën e Veriut, Kolorado, Kansas, Lowa dhe Alaskë. Megjithatë sondazhet tregojnë një prirje të përgjithshme në favor të republikanëve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com