Okazion i artë rikandidimi i Trump për Guy Verhofstadt, ish-kryeministri belg që sot kryeson ALDE, Aleancën e Demokratëve dhe Liberalëve për Europën, për të shprehur mendimin e tij të mprehtë nëpërmjet mediave sociale. "Shtetet e Bashkuara, dikur udhëheqëse e botës së lirë, kanë nevojë për një president që merr qëndrime kundër bigotave të ekstremit të djathtë, të ngopur me urrejtje”
Për analistin e Fondit Gjerman “Marshall” Peter Chase, "Nëse Trump vazhdon, siç është duke vepruar tani, me një sjellje që evropianët nuk janë mësuar, ka të ngjarë që marrëdhënia mes tyre në katër vitet e ardhshme të bëhet edhe më e përçarë. Por europianët duhet të marrin në konsideratë edhe përvojën me Xhorxh W. Bush, i cili kandidoi për mandatin e dytë presidencial dhe politika që ai zbatoi midis dy mandateve ishte e ndryshme, veçanërisht në lidhje me marrëdhëniet me evropianët. Është e pamundur që Trump të bëjë diçka të ndryshme".
Nga ana tjetër, deklaratat e Iranit se do të nisë pas dhjetë ditësh pasurimin e rezervave të uraniumit, i kanë vënë evropianët në një gjendje të përgjithshme eksitimi por dhe i ka bërë të kujdesshëm të mos e agravojnë shumë debatin rreth kësaj çështjeje, duke u përpjekur të ruajnë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 .
Për të komplikuar edhe më shumë marrëdhëniet, incidenti i dy tankerave të naftës jashtë brigjeve të Omanit dhe seri luftërash tregtare të Trump, kanë hapur një lojë reagimesh dhe akuzash.
Për të plagosur më shumë shpirtrat, tensioni i vazhdueshëm në frontin tregtar, që ka monopolizuar debatin për muaj me radhë, dëmton edhe më shumë mendjet e aktorëve. Aktualisht, për evropianët, rritja e importeve të makinave është në stand-by, por mund të rritet në mandatin e ardhshëm të mundshëm të Trump, i cili mendohet se mund t’i ristartojë importet e tyre./Përgatiti Ilir Çuçi
Urime edhe mandatin e dyte,po edhe te trete.Demokratet jane te lodhur dhe s kane vizion per ShBA te,siqe ju Z.President Trump keni qe ShBA te udheheqe n ekonomi dhe te forte ushtarakisht ne bote.
Përgjigju