SHBA-ja dhe Gjermania arrijnë marrëveshjen për Nord Stream 2! Polonia dhe Ukraina e shikojnë vendimin si të pamjaftueshëm!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania arritën një marrëveshje që do të lejojë përfundimin e tubacionit të gazit rus në Evropë, “Nord Stream 2”, pa vendosjen e sanksioneve të mëtejshme nga SHBA-ja.

Sipas kësaj marrëveshjeje Gjermania dhe SHBA, do të bëjnë të pamundurën që të kundërshtojnë  çdo përpjekje të ardhshme ruse për të përdorur tubacionin si një mjet politik.

Në një deklaratë të përbashkët, të dy qeveritë thanë se ishin “të bashkuar në vendosmërinë e tyre për ta përcaktuar Rusinë përgjegjëse për agresionin dhe aktivitetet malinje”, referuar kryesisht mbështetjes ruse për separatistët në Ukrainë.

Projekti Nord Stream 2, në vlerë prej 11 miliardë dollarësh, është afër përfundimit dhe do ta transportojë gazin rus në tregjet perëndimore, nën Detin Baltik duke anashkaluar Ukrainën.

Të dyja shtetet ranë dakord të mbështesin Ukrainën dhe Poloninë, të cilat e cilësojnë projektin një kërcënim të sigurisë.

Zyrtarët amerikanë po ashtu kanë thënë se tubacioni mund ta privojë Ukrainën nga tarifat e tranzitit, të cilat i mbledh nga tubacionet që kalojnë në territorin e saj.

Marrëveshja ka shkaktuar kundërshti të menjëhershme nga Ukraina dhe Polonia, të cilët me anë të një deklarate të përbashkët e kanë quajtur marrëveshjen "të pamjaftueshme".

"Vendimi për të ndërtuar Nord Stream 2 i bërë në 2015 vetëm disa muaj pas pushtimit të Rusisë dhe aneksimit të territorit të Ukrainës, krijoi një siguri, besueshmëri dhe krizë politike në Evropë. Aktualisht, kjo krizë është thelluar ndjeshëm nga dorëheqja nga përpjekjet për të ndaluar nisjen e tubacionit të gazit NS2” thuhet ne deklaratë.

Politikanët amerikanë të të gjitha vijave gjithashtu u rreshtuan për të kritikuar lëvizjen të Mërkurën.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një takim me presidentin amerikan, Joe Biden, javën e kaluar, ka thënë se Nord Stream 2 “nuk është projekt për të zëvendësuar ndonjë lloj tranziti përmes Ukrainës”.

Gjermania ka rënë dakord të nënshkruajë marrëveshjen ‘Iniciativa e Tre Deteve’, një skemë e promovuar nga BE dhe SHBA që synon të rrisë sigurinë e energjisë midis vendeve në kufi me detin Baltik, Detin e Zi dhe Adriatik.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)