SHBA-ja dhe Kanadaja detektojnë avionë të Rusisë dhe Kinës afër Alaskës

SHBA-ja dhe Kanadaja detektojnë avionë të Rusisë dhe Kinës afër Alaskës

Avion luftarak rus

Avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë u ngritën në ajër pasi dy avionë rusë dhe dy të ushtrisë kineze u detektuan në hapësirën ndërkombëtare, afër Alaskës bëri të ditur Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD).

“NORAD detektoi, gjurmoi dhe pengoi dy avionë rusë TU-95 dhe dy avionë ushtarakë PRC H-6 duke operuar në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës [ADIZ] më 24 korrik 2024. Avionët luftarakë të NORAD-it nga SHBA-ja dhe Kanadaja kryen operacionin”, u tha në deklaratë.

“Zona e identifikimit” është një pjesë e hapësirës ajrore ndërkombëtare që vepron si zonë ndalimi dhe zona gjendet aty ku përfundon hapësira ajrore kombëtare e SHBA-së dhe Kanadasë. Të gjithë avionët që hyjnë në ADIZ duhet të identifikohen për arsye të sigurisë kombëtare, tha NORAD.

Prania e avionëve rusë dhe kinezë nuk u pa si kërcënim, pasi që fluturaket qëndruan në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe nuk shkelën sovranitetin ajror të SHBA-së apo Kanadasë, tha NORAD, duke shtuar se do të “vazhdojmë të monitorojmë aktivitetin e konkurrentëve afër Amerikës së Veriut dhe do t’i përgjigjemi pranisë me prani”.

Rusia për një kohë të gjatë ka prani ushtarake në Paqësorin Verior dhe pengimi i avionëve rusë është relativisht i zakonshëm në këtë zonë.

Pengim i referohet kontaktit pamor apo elektronik të avionëve të huaj nga ata të NORAD-it.

Ushtria e Pekinit në vitet e fundit ka zgjeruar praninë e saj përtej Kinës, me anijet kineze që janë detektuar në ujërat afër Alaskës.

Më herët gjatë këtij muaji, SHBA-ja detektoi katër anije të Kinës në Zonën Ekskluzive Ekonomike të SHBA-së, që është një zonë prej 370 kilometrash që shtrihet në det nga brigjet amerikane.REL

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online