SHBA-ja njofton për dërgimin e një nëndetëseje në Lindjen e Mesme

SHBA-ja njofton për dërgimin e një nëndetëseje në Lindjen e Mesme

Nëndetësja amerikane USS Georgia

Pentagoni ka urdhëruar dërgimin e një nëndetëseje me raketa të telekomanduara në Lindjen e Mesme. Kjo lëvizje e Pentagonit vjen pasi frikës për një hakmarrje iraniane, pas vrasjes së liderëve të lartë të Hezbollahut dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Pentagoni nënvizon rrezikun e krizës dhe ndoshta sinjalizon afrimin e hakmarrjes iraniane. Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin urdhëroi aeroplanmbajtësen Lincoln të përshpejtonte dislokimin nga Lindja e Largët në Lindjen e Mesme.

“Sekretari Austin e përsëriti përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për ta ndërmarrë çdo hap për ta mbrojtur Izraelin dhe nënvizoi përforcimin e pranisë së ushtrisë dhe armëve amerikane në Lindjen e Mesme pas përshkallëzimit të tensioneve rajonale”, thuhet në njoftim.

Më herët, ushtria amerikane kishte njoftuar për zhvendosjen shtesë të avionëve luftarakë dhe luftanijeve në Lindjen e Mesme, pasi Uashingtoni synon ta përforcojë mbrojtjen e Izraelit.  Formacioni, i forcuar me përfshirjen e anijeve të tjera antiraketë (5 gjithsej), do t'i bashkohet Roosevelt-it i cili ka patrulluar sektorin prej ditësh në zonën e Gjirit të Omanit. Do të duhen shumë ditë përpara se grupi i punës të jetë "në vijën e parë".

Më tej, u njoftua se nëndetësja me energji bërthamore Georgia, e pajisur me 154 raketa lundrimi, do të vendoset nën urdhrat e Komandës Qendrore. Kjo është një lëvizje e mëtejshme nga Uashingtoni për të paralajmëruar Teheranin. Austin pati një bisedë edhe me ministrin izraelit të Mbrojtjes Gallant. Tema e diskutimit ishte koordinimi mes dy aleatëve përballë “kërcënimit nga Irani dhe aleatëve të tij”, por edhe negociatat për arritjen e armëpushimit.

“Jemi në një moment vigjilence dhe gatishmëria, kërcënimet që vijnë nga Teherani dhe Bejruti mund të materializohen dhe është e rëndësishme t'u shpjegojmë të gjithëve se gatishmëria, përgatitja dhe vigjilenca nuk janë sinonim i frikës dhe panikut", tha Gallant gjatë një takimi të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Knesset.

Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit, u vra në Teheran më 31 korrik, në një sulm i cili nxiti kërcënime për hakmarrje nga Irani ndaj Izraelit. Irani e fajësoi Izraelin për vrasjen e tij. Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë, por as s’e ka mohuar atë.

Vrasja e Haniyehut dhe e Fuak Shukr, komandantit të lartë të grupit militant të mbështetur nga Irani, Hezbollah, i ka rritur shqetësimet se konflikti në Gazë mund të shndërrohet në një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme.

Irani tha thënë se SHBA-ja ka përgjegjësi në vrasjen e Haniyehut, për shkak se ajo e mbështet Izraelin. Ndërkohë, disa anëtarë të personelit amerikan u plagosën si pasojë e një sulmi kundër një baze ushtarake amerikane në Irak, thanë tre zyrtarë amerikanë për agjencinë e lajmeve Reuters më 5 gusht.


Lajmi kryesor:

Lufta Izrael - Hamas/ SHBA nis aeroplanmbajtësen drejt Lindjes së Mesme, Biden i telefonon 4 liderëve europianë! Media: Irani gati për të sulmuar! Do ta bëjë para të enjtes


S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën