Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi të mërkurën se Qeveria amerikane do ta pezullojë ndihmën financiare në vlerë më shumë se 95 milionë dollarë për Qeverinë e Gjeorgjisë.
Blinken tha se pezullimi ka të bëjë me “veprimet antidemokratike dhe deklaratave të rrejshme të Qeverisë gjeorgjiane” të cilat “nuk janë në përputhje me kushtet për anëtarësim në BE dhe në NATO”.
Derisa ndihma për Qeverinë do të pezullohet, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i ndihmojnë programet dhe aktivitetet në Gjeorgji të cilat e forcojnë demokracinë, sundimin e ligjit, mediat e pavarura dhe zhvillimin e ekonomisë.
Bashkimi Evropian e pezulloi ndihmën për Ministrinë e Mbrojtjes së Gjeorgjisë më 9 korrik.
Në qershor, Parlamenti i Gjeorgjisë e kaloi një ligj për “agjentët e huaj”, të cili Uashingtoni e cilëson si jodemokratik.
Ligji u kërkon organizatave që e marrin më shumë se 20 për qind të financimit të tyre nga vendet e jashtme, të regjistrohen si agjentë të ndikimit të huaj. Ai u kritikua nga partitë vendore dhe nga Perëndimi, të cilat thonë se ai është i frymëzuar nga një ligj i ngjashëm rus për t’i luftuar kundërshtarët.
Në maj, Shtetet e Bashkuara vendosën regjim vizash dhe thanë se bashkëpunimi dypalësh me Gjeorgjinë do të rishikohet./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
41.4%
-
Jo
47.8%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 8789
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kamala Harris sfidon përsëri Donald Trump: Hajde ma thuaj në fytyrë nëse ke diçka
31 Korrik, 14:34
-
Gara e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit
30 Korrik, 22:36
-
Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'
30 Korrik, 22:15
-
Akte të dyshuara sabotazhi nga Rusia në Evropë frikësojnë refugjatët
30 Korrik, 16:27
-
'Dua Hotel' në qendër të Majamit, 44 katet e suksesit të investimit që flet shqip
30 Korrik, 15:59
-
Tirana mirëpret marrjen e Presidencës së BE nga Hungaria, Veliaj: Shqipëria po punon përditë për integrimin në BE, krenar për bashkëpunimin
30 Korrik, 13:48
-
Biden kritikon 'ekstremizmin' në Gjykatën Supreme, bën thirrje për mandate me limite
30 Korrik, 09:11
-
Të shtëna me armë në një park në New York, vriten 2 gra dhe plagosen 5 të tjerë
29 Korrik, 21:48
-
SHBA jep 1.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
29 Korrik, 20:27
-
Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve
29 Korrik, 20:12
-
Ashpërsohet gara presidenciale në SHBA, 100 ditë para zgjedhjeve
29 Korrik, 15:17
-
A ka fuqinë ta shkatërrojë demokracinë një president amerikan?
29 Korrik, 08:08