Kim Kardashian ka bërë së fundmi një ndryshim drastik në pamje duke i bërë flokët e shkurtër dhe bjondë.
43-vjeçarja ka treguar ngjyrën e flokëve që vinte në nuancën bionde të hapur përmes disa fotove të postuara në Instagram.
Ajo tregon se u nda me flokët e gjata të zeza, të cilat i kishte deri një ditë më parë, për të marrë një stil që të kujton Marilyn Monroe, të paktën për setin fotografik që mesa duket po përgatitet të bëjë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Në foto nuk duket qartë nëse këto flokë janë të saj apo thjesht një paruke.
Megjithatë, shumë prej ndjekësve të saj nuk e pëlqyen ndryshimin që ajo bëri. Ndonëse kanë qenë me mijëra komentet që e përçmojnë, nuk kanë munguar ata që kanë shkruar se “nuk do të jesh kurrë Marilyn” dhe “çfarë do të ndodhë me paruket e gjyshes?”.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)