Zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila pritet të nominohet si kandidate për presidente nga radhët e demokratëve, sfidoi publikisht ish-presidentin Donald Trump për ballafaqim publik, pas pretendimeve se ky i fundit është tërhequr nga debati presidencial i shtatorit.

Gjatë një tubimi elektoral në Atlanta, Harris ftoi republikanin Trump në një përballje publike për çdo akuzë apo pretendim të tij.

Ekipi i ish-presidentit republikan ka sqaruar më parë se nuk po përgatit për debatin presidencial të shtatorit, pasi Partia Demokratike nuk ka zgjedhur ende zyrtarisht kandidatin e saj.

Në fakt, debati presidencial i shtatorit, i caktuar në datën 10, ishte vendosur me consensus mes ekipit elektoral te presidentit Joe Biden dhe atij të Trump. Më parë, ky i fundit nuk ka mohuar realizimin e një debat presidencial.

 “Nuk kam rënë dakort. Por unë dua të debatoj me të dhe ajo nuk do të jetë ndryshe sepse kanë të njëjtat politika. Mendoj se debati është i rëndësishëm për një garë presidenciale, e kam vërtet”, ka thwnw Donald Trump.

Fushata e Harris është përqëndruar në karrierën e saj dhe duke kritikuar dritëhijet e jetës së rivalit.