SHBA-ja sanksionon individë dhe entitete të lidhura me Dodikun

SHBA-ja sanksionon individë dhe entitete të lidhura me Dodikun

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të premten sanksione ndaj individëve dhe entiteteve të lidhura me nacionalistin serb të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka njoftuar Departamenti amerikan i Thesarit.

Gorica dhe Igor Dodik, të shtuar në listë, janë fëmijët e Dodikut.

Në listën e sanksioneve të Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja janë shtuar edhe bizneset si “Agape”, i lidhur me Gorica dhe Ivan Dodikun, kompania “Agro Voce”, e cila është e lidhur me Goricën, kompania “Fruit Eco”, e lidhur me Igorin dhe kompania “Global Liberty”, e lidhur me dy fëmijët e Dodikut.

“Pjesëtarët e këtij rrjeti, përfshirë fëmijët e Dodikut, kanë lehtësuar procesin e korrupsionit të Dodikut në Republikën Sërpska të Bosnje-Hercegovinës, duke ia mundësuar atij qasjen në fondet publike të Republikës Sërpska, dhe për ta pasuruar atë dhe familjen e tij në kurriz të qytetarëve të Bosnjës dhe autoriteteve funksionale të shtetit”, është thënë në deklaratën e Thesarit amerikan.

Vetë Dodik, i njohur edhe si lider pro-rus, është sanksionuar nga SHBA-ja më 5 janar të vitit 2022.

SHBA-ja e ka akuzuar atë se drejtëpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë ka shkelur, penguar apo kërcënuar që Marrëveshja e Dejtonit të mos zbatohej, por edhe nën akuza se është përfshirë në aktivitete korruptive.

Edhe në korrik të vitit 2017, Thesari amerikan e ka akuzuar Dodikun se po pengonte zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila u ka dhënë fund luftimeve në Bosnje, më 1995.

Millorad Dodik është sanksionuar edhe nga Britania e Madhe.

Kur shtohet dikush në listë të sanksioneve?

Atëherë kur autoritetet amerikane vlerësojnë se figura me ndikim në një shtet janë përfshirë në afera korruptive, keqpërdorim të pozitës, trafikim droge, përfshirje në krim të organizuar, kur dikush e kërcënon stabilitetin e rajonit të Ballkanit, apo përmes veprimeve të caktuara kërcënohet siguria kombëtare dhe politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara.

Si ndëshkohen të sanksionuarit?

  • U ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.
  • U ngrihen pronat që i kanë në Shtetet e Bashkuara, ose që janë në pronësi të shtetasve amerikanë.
  • U ndalohet puna dhe kryerja e transaksioneve me shtetas amerikanë.

A mund të largohet dikush nga lista e zezë?

Po. Departamenti amerikan i Thesarit deklaron se qëllimi kryesor i sanksioneve nuk është ndëshkimi, por nxitja e ndryshimit pozitiv, prandaj edhe heq çdo vit qindra individë dhe subjekte nga lista.

Për t’u larguar nga lista, Departamentit amerikan të Thesarit duhet nisur një kërkesë të thjeshtë, me të dhënat personale të personit të përfshirë në listë, kategorinë ku është përfshirë dhe një përshkrimin të detajuar pse ai person duhet të largohet nga lista.

Për ta bërë këtë kërkesë, Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja thotë se nuk duhet përfshirë avokat./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?