Komanda qendrore amerikane njoftoi se ka kryer sulme ndaj dhjetëra objektivave ushtarake të Iranit.  Sulmet që nisën që prej mesnatës dhe zgjatën të paktë 3 orë, prekën sistemet iraniane të mbrojtjes ajrore, vendet e radarëve bregdetarë, kapacitetet raketore dhe të dronëve, si edhe mjete të vogla lundruese, duke përdorur avionë luftarakë amerikanë, anije ushtarake, dronë ajrorë vetëshkatërrues sulmues dhe, për herë të parë, dronë detarë vetëshkatërrues sulmues.

Bahreini, Omani, Kuvajti dhe Jordania ishin vendndodhja e raketave të lëshuara nga Irani në kundërpërgjigje, ku sipas pretendimeve të Gardës Revolucionare goditi objekte ushtarake amerikane në rajon. Së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, që gjithashtu raportuan se vunë sistemet e mbrojtjes në lëvizje bëhen 6 vendet e sulmuara të rajonit të sulmuara nga Irani.

Ministria e jashtme në Teheran paralajmëroi këtë të hënë se është e gatshme të tërhiqet nga memorandum i mirëkuptimit të firmosur me ndërmjetësimin e Pakistanit. Zëdhënësi Esmaeil Baqaei tha se kjo do të ndodhë nëse SHBA nuk u përmbahen zotimeve dhe përcaktimeve të marrëveshjes kornizë të firmosur.

Por, amerikan Donald Trump thotë se SHBA do të rikthejnë bllokadën detare për portet iraniane. Pas pretendimeve të Iranit se Ngushtica kontrollohet prej tyre, Donald Trump thotë se do të kushtëzojnë njësoj si gjatë luftës fluksin në portet iraniane, një vendim I tij siç thotë që hyn në fuqi menjëherë.

Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe do të mbetet e hapur, me ose pa Iranin. Ne po rivendosim Bllokadën Iraniane, e quajtur kështu sepse ndalon vetëm anijet iraniane ose klientët e tyre të hyjnë ose të dalin. Të gjitha vendet e tjera do të kenë përdorim të lirë dhe të hapur të ngushticës” thotë Trump. 

Në një status në rrjetin e tij social Truth presidenti amerikan njofton gjithashtu se ushtria amerikane do të ruajë sigurinë e lundrimit në Hormuz, për të cilën do të vjelë një pagesë.

“Që nga ky moment, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të njihen si "MBROJTËSI I NGUSHTICËS SË HORMUZIT", por, në këtë rol dhe në emër të drejtësisë, do të rimbursohen me një tarifë prej 20% mbi të gjithë ngarkesën e transportuar, për të mbuluar çdo kosto të nevojshme për garantimin e sigurisë në këtë zonë shumë të paqëndrueshme të botës.” thotë Trump.

Sipas memorandumit të firmosur nga Irani dhe SHBA në 18 Qershor, bllokada detare ndaj Iranit do të largohej brenda 30 ditësh ndërsa lundrimi në Ngushticën e Hormuzit duhet të lejohej nga Irani I lirë dhe pa pagesë për të paktën 60 ditë. 

Tensionet e kësaj fundjave rikthyen dhe luhatjet domethënëse ne tregje dhe bursa të çmimit të naftës. Sipas Reuters, edhe pse dukshëm nën nivelet më të larta të arritura më herët gjatë luftës çmimi i një fuçie nafte të papërpunuar brent këtë të hënë u rrit me 4.3%, duke arritur në 79.31 dollarë për fuçi.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:32
Për herë të parë, SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

1783956825_xfgtjuuioo.JPG

Shtetet e Bashkuara përdorën dronë detarë në operacione luftarake për herë të parë gjatë sulmeve të fundit ndaj Iranit.

Komanda Qendrore e SHBA-së e deklaroi këtë, duke vënë në dukje se "dje, një strukturë mirëmbajtjeje nëndetësesh dhe anijesh iraniane u godit me sukses.

Ndërkohë tre dronë 'Corsair' goditën portin e bazës detare Bandar Abbas, duke shënuar “herën e parë që forcat amerikane kanë përdorur dronë detarë në operacione luftarake".

Sulmet, shtoi ajo, kanë zvogëluar aftësinë e Iranit për të vazhduar të synojë trafikun tregtar.

Ora 16:33
Trump: Po marrim kontrollin e Hormuzit, do të jemi kujdestarët dhe do të paguhemi për këtë

1783404584_donaldtrump.jpg

«Me shumë gjasa do të jenë Shtetet e Bashkuara që do të menaxhojnë Ngushticën. Nëse do të jemi ne që do ta administrojmë, do të rimbursohemi. Do të bëhemi kujdestarët e Ngushticës dhe do të paguhemi për ta mbikëqyrur atë». Kështu deklaroi Donald Trump në një intervistë për Fox News, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara «po marrin kontrollin e Ngushticës së Hormuzit».

Ora 12:30
Irani: Nuk do ta respektojmë marrëveshjen nëse SHBA-të vazhdojnë ta shkelin atë

Foto: Esmaeil Baqaei

Irani ka kërcënuar të ndërpresë zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit nëse SHBA-të vazhdojnë ta shkelin atë.

"Për sa kohë që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shkelin angazhimet e tyre, Irani gjithashtu do të përmbahet nga përmbushja e detyrimeve të tij", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmaeil Baqaei.