‘Skemi në plan ta pushtojmë’, Rusia qëndrime të kundërta me SHBA-të për Ukrainën dhe sigurinë në Evropë

‘Skemi në plan ta pushtojmë’, Rusia qëndrime të kundërta me SHBA-të për Ukrainën dhe sigurinë në Evropë

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk dhanë shenja që t’i kenë kapërcyer mosmarrëveshjet për Ukrainën dhe më gjerë për çështjet e sigurisë në Evropë, në bisedimet e Gjenevës gjatë ditës së sotme.

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman, që kryeson delegacionin amerikan tha pas bisedimeve që zgjatën tetë orë se Shtetet e Bashkuara i kishin hedhur poshtë me vendosmëri propozimet ruse të sigurisë gjatë bisedimeve me homologun e saj rus në Gjenevë dhe shtoi se Uashingtoni nuk do të lejojë askënd të bllokojë politikën e dyerve të hapura të NATO-s.

Ajo shtoi se diskutimet ishin të sinqerta dhe të drejtpërdrejta dhe se Shtetet e Bashkuara janë të hapur për t'u takuar sërish së shpejti për të diskutuar çështjet SHBA-Rusi në mënyrë më të detajuar.

Rusia ka grumbulluar rreth 100 mijë trupa pranë kufirit me Ukrainën dhe ka kërkuar që NATO-ja të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit të ish-republikës sovjetike dhe të mos zgjerohet më tej në territorin që Moska e sheh si sferë të saj të influencës.

"Për fat të keq kemi dallime të mëdha në qëndrimet tona parimore në këtë drejtim. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë pikëpamje të kundërta për atë që duhet bërë për disa çështje”, u tha gazetarëve Zëvendës Ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.

Uashingtoni dhe Kievi thonë se trupat ruse në kufi me Ukrainën mund të jenë duke u përgatitur për një ndërhyrje të re, tetë vjet pasi Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë.

Rusia mohon të ketë plane për pushtimin dhe tha se po i përgjigjet asaj që ajo e konsideron sjellje agresive dhe provokuese nga aleanca ushtarake e NATO-s dhe Ukraina, e cila ka prirje drejt Perëndimit dhe aspiron të anëtarësohet në NATO.

Ryabkov përsëriti kërkesat për ndalimin e zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s dhe që aleanca t’i jape fund aktivitetit në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore që u anëtarësuar ëas viteve 1997.

"Ne theksojmë se për ne është absolutisht e domosdoshme të sigurohemi që Ukraina nuk do të bëhet, kurrrë, kurrë anëtare e NATO-s”, tha ai duke shtuar se kjo është një çështje e sigurisë kombëtare të Rusisë.

"Ne nuk do të lejojmë askënd që të bllokojë politkën e NATO-s për dyer të hapyra, që ka qenë gjithmonë në themel të aleancës së NATO-s”, tha Sherman.

"Ne nuk do të heqim dorë nga bashkëpunimi dypalësh me shtete sovrane që duan të punojnë me Shtetet e Bashkuara dhe ne nuk do të marrim vendime për Ukrainën pa Ukrainën, për Evropën pa Evropën, ose për NATO-n pa NATO-n”, tha ajo.

Grummbullimi i trupave pranë Ukrainës i ka përshkallëzuar tensionet SHBA-Rusi në nivelet më të larta që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Sherman, numri 2 i Departamentit të Shtetit, do të takohet me aleatët e Shteteve të Bashkuara në Bruksel përpara një takimi NATO-Rusi të mërkurën dhe një takimi të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë në Vjenë të enjten.

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të bisedojnë përsëri në fund të javës për të përcaktuar hapat e mëtejshëm./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë